Gjuajtje me armë nga vetura në Komoran, policia jep detajet
Është shoqëruar në stacionin policor në Drenas një person pasi që nga vetura ka shtënë disa herë me pistoletë me gaz.
Rasti ka ndodhur në Komoran të dielën rreth orës 20:00, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se pistoleta me tre fishek është konfiskuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në gjykatë në procedurë të rregullt.
/DrenicaOnline/
/


