Agnesë Kastrati- Bucolli siguron votat për asambliste në Drenas
Agnesë Kastrati- Bucolli ka siguruar votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e asamblesë komunale të Drenasit.
Ajo ka falënderuar të gjithë votuesit për mbështetjen e dhënë me 17 tetor.
Kastrati-Bucolli është pjesë e listës së PDK-së.
Njoftimi i plotë i saj:
Të dashur qytetarë të Drenasit!
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së!
Përulësisht faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj.Ashtu siç ju kam premtuar gjatë fushatës zgjedhore unë do të jem zëri i juaj në Kuvendin Komunal të Komunës sonë.
Besimin tuaj do ta kthej në përgjegjësi!
Faleminderit 1 milion herë!
Agnesa.


