Lladrovci reagon pas publikimit të lajmit se është identifikuar personi që dyshohet se e kanosi atë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas publikimit të lajmit se policia ka identifikuar personin që e kërcënoi ku i është gjetur armë dhe radiolodhje.

“Si person me veprimtari politike, nga vitet ’80 e këndej, kam parë e përjetuar sulme të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Nuk ia kam pasur frikën as shpifjeve as kërcënimeve të hapura apo anonime, por, të gjitha i kam paraqitur pranë organeve përgjegjëse”, ka thënë Lladrovci.

Reagimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,

Si person me veprimtari politike, nga vitet ’80 e këndej, kam parë e përjetuar sulme të ndryshme, nga persona të ndryshëm. Nuk ia kam pasur frikën as shpifjeve as kërcënimeve të hapura apo anonime, por, të gjitha i kam paraqitur pranë organeve përgjegjëse.

Është për keqardhje dhe u ndjeva keq nga lajmi në një portal lidhur me një qytetar, sipas Policisë, është kërcënues ndaj meje, tek i cili u gjetën edhe armë dhe radiolidhje. Këtë person as e njoh as nuk kam pasur njohuri se cili është, apo cilat janë motivet e tij.

Kërcënimet e fundit gjatë fushatës zgjedhore, me emra e identitete të rrejshme, në rrjetet sociale, tashmë kanë filluar të zbulohen, ky është rasti i parë. E falënderoj Policinë për punën profesionale.

Si prind e familjar, si kryetar komune dhe veprimtar politik gati katër dekada, për idealet dhe qëllimet politike, nuk jam ndalur, as do të ndalem. Shpifjet as kërcënimet kundër meje, pavarësisht burimit, nuk më ndalin të punoj dhe zbatoj ligj. Kundërshtar e armik të vetëm e të papajtueshëm kam pasur vetëm një, e ai ishte regjimi okupator.

Jemi në kohën para balotazhit dhe uroj që gjithçka të vazhdojë, sikur deri më tash, me kulturë dhe qytetari shembullore, ashtu sikur na ka hije, komuna më e mirë në Kosovë, komuna edhe me qytetarët më të mirë.

Faleminderit!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë