Ismail Syla e takoi sot Thaçin në Hagë, ja çfarë thotë ai për të
Ismail Syla ka vizituar sot Presidentin Hashim Thaçi në Hagë, shkruan DrenicaOnline.
Ish këshilltari i Thaçit thotë se nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës.
“Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide”, ka shkruar Syla
Njoftimi i Sylës:
Sot e vizitova Presidentin Thaçi në Hagë dhe u ndjeva mirë me fuqinë e lartë morale të tij. Ndonëse, mbahet padrejtësisht dhe pa faj në paraburgim, biseduam për të gjitha temat jetësore, përpos burgut. Nga aty shihet edhe një dimension tjetër i lirisë së Kosovës, çmimi i çlirimit të saj dhe bërja e shtetit të Kosovës. Shpreh bindjen dhe sigurinë që Presidenti Thaçi, ashtu siç doli faqebardhë në të gjitha fazat historike të Kosovës, do të del ngadhënjimëtar edhe përballë kësaj sfide!
Foto: Arkiv


