Filloreta Bujupi siguron mandatin në asamblenë komunale, një ndër kandidatët më të votuar në listë

Filloreta Bujupi është një ndër kandidatët më të votuar në listën garuese nga Lëvizja Vetëvendosje për asamblenë komunale të Drenasit.

“Të jem anëtare e Kuvendit Komunal nuk është privilegj, por përgjegjësi, prandaj do të vazhdoj të jem zëri juaj në çdo seancë dhe do të punojmë bashkë për të përmirësuar jetën në Komunën tonë”, ka deklaruar Bujupi, shkruan DrenicaOnline.

Njoftimi i saj i plotë:

Të nderuar dhe shumë të respektuar qytetarë të Drenasit, familjarë, miq e kolegë/e,

Kjo është hera e parë që unë kërkova votën tuaj dhe ju ma besuat atë, për më tepër më keni radhitur si një ndër kandidatët më të votuar në listën garuese nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vlerësimi që ju më bëtë më motivon fuqishëm pasi mora besimin nga ju që të jem zëri juaj për katër vitet e ardhshme në Kuvendin Komunal.

Me përgjegjësi të plotë deklaroj se do të jem vazhdimisht besnike ndaj vullnetit dhe kërkesave tuaja, çdoherë në interes të përgjithshëm dhe asnjëherë për interesa të ngushta dhe në dëm të qytetarëve.

Të jem anëtare e Kuvendit Komunal nuk është privilegj, por përgjegjësi, prandaj do të vazhdoj të jem zëri juaj në çdo seancë dhe do të punojmë bashkë për të përmirësuar jetën në Komunën tonë. Vazhdimisht do të monitoroj punën në Këshillin e Kuvendit Komunal në Drenas dhe do të reagoj në çdo pikë që nuk do të shkojë mirë apo që do të jetë në dëm të qytetarëve.
Do të ngris kërkesat tu juaja në çdo seancë dhe do të punoj duke kontribuar me vullnet të plotë në zgjedhjen e problemeve të të gjithë qytetarëve të Drenasit pa dallim.

Fokusi im është në arsim, shëndetësi, dhe në veçanti në mirëqenien sociale pa lënë anash subvencionimet e grave në biznes.

Sinqerisht ju falënderoj nga zemra të gjithë juve që falët besimin tek Ne, andaj ju betohem që nuk do të pendoheni për votën tuaj që adresuat në Lëvizjen Vetëvendosje dhe përkrahjen që ma bëtë mua të jem asambleiste në këtë mandat.

Ju paça përherë, shëndet e suksese të përbashkëta në vazhdimësi!
Qofshi të bekuar!

Me shumë respekt:
E juaja Filloreta Bujupi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë