Egzona Jetullahi- Gjoshi siguron votat e mjaftueshme për të qenë asambliste në Drenas

Afër 400 vota ka siguruar kandidatja për asamble komunale të Drenasit, nga PDK, Egzona Jetullahi- Gjoshi. Ajo ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet e 17 tetorit.

“Fitorja e PDK-së në Drenas është e pa shmangshme, kjo u dëshmua me 17 tetor, do të dëshmohet edhe pas balotazhit, ku do të dalim fuqishëm”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë i saj:

Faleminderit për besimin Drenasi im!
Të dashur miq,

Në bazë të rezultateve preliminare deri më tani kam arritur afër 400 vota, e falënderoj nga zemra secilën votuese dhe votues, secilin anëtar dhe simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë në këto zgjedhje.
Besimi Juaj, është zotimi im që të angazhohem më përkushtim të madh për të shtyer përpara çeshtjet që ju preukupojnë juve!
Fitorja e PDK’së në Drenas është e pa shmangshme, kjo u deshmua me 17 tetor, do të deshmohet edhe pas balotazhit, ku do të dalim fuqishëm, Drenasi do të vazhdoj qeverisjen e mirë në krye me kryetarin e sukseseve, z. Ramiz Lladrovci.
Faleminderit shumë!
Me respekt,
Egzona Jetullahi-Gjoshi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë