Arrestohet një person në Drenas, policia i sekuestron armë e radiolidhje

Një person është arrestuar të enjten në Drenas pasi të martën dyshohet se e kërcënoi viktimën.

“Lidhur me rastin, me datën 21.10.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, dy telefona celular dhe një radio lidhje”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, shkruan DrenicaOnline.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke u zhvilluar.

/DrenicaOnline/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë