“Aktiv Home” në Drenas ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike katër persona të moshuar

Vullnetarët e rinisë të Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Drenas kanë filluar të realizojnë projektin “Të ndihmojmë së bashku” ku qëllimi i projektit është ngritja e fondeve përmes donatorëve të ndryshëm, në mënyrë që të ndihmohen familjet nevojtare në veçanti të ndihmohen të moshuarit e vetmuar dhe pa përkujdesje.

“Sot falënderojmë donatorin “AKTIV HOME” me pronar z.Ekrem Elshani në Drenas i cili ju përgjigj pozitivisht projektit të rinisë dhe dhuroj katër pako ushqimore dhe higjienike në vlerë 200 euro”, kanë thënë zyrtarët e Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Drenas.

Me këto pako u ndihmuan katër persona të moshuar të vetmuar pa përkujdesje.

/DrenicaOnline/

/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë