Zgjedhjet në Drenicë/ Babai i kandidatës për Asamble thotë se vota e tij dhe familjës për të bijën nuk figurojnë në FRK

Lista e pavarur e Bekim Jasharit në Skenderaj është ankuar se është dëmtuar nga PDK në zgjedhjet e 17 tetorit dhe se i janë vjedhë votat.
Sipas Bekim Jasharit, PDK ka bërë presion tek votuesit, por PZAP e hodhi poshtë këtë ankesë të liderit të listës “Ideal”, transmeton Reporterit.
Por, nuk është vetëm Jashari nga kjo listë që po ankohet. Brahim Vojvoda, babai i kandidatës për asamble në Skenderaj, Erina Vojvoda, po ankohet se vajzës së tij i janë vjedhur votat.
Sipas Brahim Vojvodës, në fshatin Llaushë, ku ka votuar ai dhe familja e tij, nuk figuron asnjë votë për të bijën e tij.
“Ky nuk është vendvotimi i vetëm që na është bërë padrejtësi,dhe kjo është një dëshmi që ankesat nga ana jonë duhet të merren parasysh dhe vajza ime Ervina Vojvoda të i ketë votat që i meriton”, ka thënë në postimin e tij Brahim Vojvoda. Ai u shprehë se procesi zgjedhor i 17 tetorit la shumë për të dëshiruar.
Vojvoda disa minuta pasi e publikoi postimin, e fshiu nga profili i tij Facebook. /Reporteri.net/