PZAP anulon zgjedhjet në këtë komunë

Me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP), janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit.
Në këtë komunë për rrjedhojë do të ketë rivotim.
Vendimi konstaton se në Han të Elezit ka pasur minim të integritetit të procesit zgjedhor, si rezultat i presionit ndaj votuesve dhe shitblerjes së votave nga ana e kandidatit të PDK-së.
/DrenicaOnline/