Lladrovci flet për herë të parë si udhëheqës i Degës së PDK-së në Drenas

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci që sot mori edhe një detyrë të re, atë të U.D Kryetarit të degës së PDK-së në Drenas, ka thënë se ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas.

Njoftimi i Lladrovcit:

Qytetarë të nderuar,
Simpatizantë, aktivistë dhe anëtarë të devotshëm të PDK-së,

Jam i nderuar dhe thellësisht mirënjohës ndaj kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Kryesisë së partisë për besimin e dhënë, për ta udhëhequr Degën e PDK-së në Drenas, si Ushtrues Detyre të kryetarit.

Ky emërim dhe përgjegjësi, për mua dhe Kryesinë e re të Degës së PDK-së, në prag të balotazhit, është angazhim për të fuqizuar punën në terren dhe bastioneve në nëndegë dhe degën në përgjithësi.

Ky vendim është edhe një rikonfirmim i unitetit, të gatishmërisë tonë të përbashkët për ta fuqizuar bastionin e PDK-së në Drenas me të gjithë qytetarët që na besuan mbi dy dekada, të rrugës së liderëve tanë që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë dhe fitoren e pandalshme më 14 Nëntor.

Faleminderit kryetar Memli Krasniqi!
Faleminderit Kryesi e PDK-së!

Bashkë për Drenasin, bashkë për Kosovën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë