Kjo është vota e Ramiz Lladrovcit në vitin 2016, 2017 dhe 2021

Ramiz Lladrovci në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Drenasit, të mbajtura në vitin 2016 kishte marrë 9,458 vota apo 45.34%.
Ai kishte shkuar në balotazh me Isa Xhemajlajn e Nismës i cili në raundin e parë kishte siguruar 5,462 vota apo 26,19%.
Ndërsa në raundin e dytë, Lladrovci mori 14,537 vota apo 62,55% ndërsa kundërkandidati i tij Isa Xhemajlaj kishte marrë 8,704 vota apo 37,45%, shkruan DrenicaOnline.
Vetëm një vit më vonë, qytetarët e Drenasit iu drejtuan edhe njëherë kutive të votimit. Këtë herë organizoheshin zgjedhjet e rregullta për kryetar komune dhe asamble komunale.
Në zgjedhjet e rregullta lokale të mbajtura në vitin 2017 – Ramiz Lladrovci i PDK-së kishte siguruar 14.074 vota apo 59,04%.
Ndërsa në zgjedhjet e mbajtura me 17 tetor, Ramiz Lladrovci nga PDK ka marrë 10.134 vota (pa u nunëruar votat me kusht dhe ato nga diaspora) që në përqindje i bie 45,62%.
Balotazhi si duket është i pashmangshëm ndërsa me 14 nëntor qytetarët do të vendosin mes Lladrovcin dhe Driton Ajazit të DD-së./DrenicaOnline/