Konkursi për mësimdhënës në Komunën e Drenasit i hapur deri të premten, këtu i gjeni të gjitha detajet

Konkursi i shpallur nga Drejtoria për Arsim në Drenas me 8 tetor, vazhdon të mbetet i hapur edhe dy ditë.
1. SHFMU ,, Fazli Grejqevci ” në Vasilevë. Një mësimdhënës për Gjuhë Angleze, me kohë të pacaktuar.
2. SHFMU ,, Abedin Bujupi ” në Arllat. Një mësimdhënës për Gjeografi – Edukatë Qytetare, më kohë të pacaktuar.
3. SHFMU ” Jusuf Gërvalla ” në Negroc. Një mësimdhënës për Matematikë, me kohë të pacaktuar.
4. SHFMU ” Xheladin Gashi – Plaku ” – Komaran. Një Edukatore, për vitin shkollor 2021/2022 , me mundësi vazhdimi. SHFMU “Zenel Hajdini” – Tërstenik.
5 . Një Edukatore , për vitin shkollor 2021/2022 , me mudësi vazhdimi.
6. SHFMU ” Migjeni ” – Baicë. Një Edukatore , deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
7. SHFMU ” Shotë Galica ” – Abri e Epërme. Një mësimdhënës për arsim fillor, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë. Një edukatore, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë. Një mësimdhënës për Matematikë, deri sa të këthehet punëtori prej pushimit mjekësor.
8. SHFMU ” Shaban Polluzha ” – Polluzhë . Një mësimdhënës për arsim fillor , me mudësi vazhdimi – Një mësimdhënës për arsim fillor , deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
9. SHFMU ” Dëshmoret e Fortesës ” në Verboc – Një mësimdhënës për arsim fillor , deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
KUSHTET E PUNËSIMIT:
Për të gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.05/2021.
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:
1. Aplikacioni i punësimit.
2.Kopje e dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë )
3. Diploma ose Çertifikata e diplomimit- jo me e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
4. Çertifikate origjinale që nuk është nën hetime , ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
5. Vërtetim i përvojës së punës vetëm në arsim.
6. Çertifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit , për kandidatët që pranohen në punë.
7. Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse ( nëse keni )
REKRUTIMI: Intervistat me shkrim më gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.
VËREJTJE: Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së , të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohen. Konkursi mbetet i hapur 15 dite nga data e publikimit në mjetet e informimit.
Drenas , Më : 08.10.2021 – Drejtor për Arsim Gjoka.