Ja sa asamblistë ka siguruar PDK në Drenas

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka arritur t’i siguroi 14 ulëse në asamblenë komunale të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Të dhënat preliminare flasin se PDK në Drenas ka marrë 8.747 vota për asamble komunale apo 44,94% të votave totale.

Rikujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato të diasporës dhe të personave me nevoja të veçanta.

Edhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2017, PDK në Drenas kishte siguruar 14 asamblistë nga 44.64% të votave të marra.

Bartës i listës së asamblistëve është Labinot Halilaj ndërsa deri më tani është raportuar se Laurita Bujupi dhe Bekim Lestrani kanë marrë vota të mjaftueshme për të qenë asamblist nga PDK.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë