Ja sa asamblistë ka fituar Lëvizja Vetëvendosje në Drenas

Lëvizja Vetëvendosje në Drenas ka siguruar pesë ulëse në asamblenë komunale.
Të paktën ky është rezultati aktual, jo i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
VV-ja në zgjedhjet e 17 tetorit ka dalë e treta për nga numri i votave duke siguruar 16.65%. shkruan DrenicaOnline.
Florentina Elezi – Veliu si bartëse e listës do të jetë pjesë e kuvendit komunal ndërsa katër të tjerët ende nuk dihet se kush janë.
Ju rikujtojmë se ende nuk janë numëruar votat me kusht, ato me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.
Kuvendi Komunal i Drenasit ka gjithsejtë 31 asamblistë.
/DrenicaOnline/