Bekim Lestrani merr vota të mjaftueshme për të hyrë në asamble

Bekim Lestrani ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë sërish asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit nga PDK.

“Duke u mbështetur në besimin dhe përkrahjen tuaj, ne së bashku do të jemi vulë e fitorës së Kryetarit Ramiz Lladrovci në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor 2021”, ka thënë Lestrani.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Drenasit,

Më lejoni të ju falënderoj për mbështetjen dhe angazhimin që treguat gjatë procesit zgjedhor të 17 tetorit 2021.

Dua të falënderoj të gjithë ata që më besuan, duke më mbështetur me votë!
Besimi juaj për mua, është motivë për të punuar pa ndalë në mbrojtjen e interesave tuaja, për të mirën e përgjithshme, për vendin tonë, komunën tonë.

Nga zemra falënderoj të gjithë aktivistët e PDK-së!, bashkëfshatarët e fshatit Baicë, miqtë dhe shokët nga e gjithë komuna e Drenas-it, për besimin ndaj meje dhe për punën e palodhshme gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, prej momentit të kandidimit tim brenda strukturave të subjektit, e deri sot kur po vazhdon numërimi i votave!

Duke u mbështetur në besimin dhe përkrahjen tuaj, ne së bashku do të jemi vulë e fitorës së Kryetarit Ramiz Lladrovci në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor 2021.

Sipas rezultateve preliminare unë kam marrë vota të mjaftueshme që të jemë pjesë e Kuvendit Komunal të Drenasit për mandatin e dytë.

Po ashtu, i uroj të gjithë kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal!

I juaji Bekim Lestrani

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë