Ramiz Lladrovci vs Driton Ajazi, balotazhi pas 4 javëve

Ka përfunduar numërimi i të gjitha vendvotimeve në Komunën e Drenasit, raporton DrenicaOnline.
Të dhënat e procesuara në uebfaqen e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se Ramiz Lladrovci i PDK-së ka marrë mbi 45 % të votave ndërsa Driton Ajazi i DD-së mbi 30%.
Jashtë balotazhit ka mbetur Fejzi Kiqina nga Lëvizja Vetvendosje i cili është rënditur i treti me rreth 17 %, pasuar nga Xhavit Drenori me 4 %, Arta Ahmeti e AAK-së me 1.75% ndërsa Anduena Gllaereva e LDK-së me 0.93%
Balotazhi zhvillohet pas 4 javëve.
DrenicaOnline do të vazhdojë të raportoi në kohë reale.
/DrenicaOnline/