Ja si ndahen ulëset në asamblenë komunale të Drenasit

Janë numëruar edhe votat për asamblenë komunale të Drenasit.

Nga rezultati ende i pacertifikuar, del se PDK ka fituar rreth 45% të ulëseve të kuvendit, shkruan DrenicaOnline.

Ndërsa Demokratët për Drenasin kanë siguruar 24%, Lëvizja Vetëvendosje 16%, “Green për Drenas” 5%, AAK 3%, LDK 1.60%, NISMA 1.5% dhe Smajl Mustafa 1.2%.

Rikujtojmë se ndonëse Drenasi ka shkuar në balotazh, zgjedhjet pas katër javëve do të mbahen vetëm për kryetar komune.

DrenicaOnline do ju sjell gjithë të rejat sa i përket zgjedhjeve të mbajtura me 17 tetor

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë