Femra më e votuar në Drenas/ Laurita Bujupi merr mbi 500 vota për asamble

Laurita Bujupi po del të jetë femra më e votuar për asamble komunale të Drenasit.
Kandidatja e PDK-së ka marrë rreth 500 vota prej të cilave 221 në Arllat, transmeton DrenicaOnline.
“Vota juaj është besim i madh për mua, dhe këtë besim do ta përkthejë në punë, përkushtim, bashkëpunim e respekt për të gjithë ju”, ka shkruar ajo në Facebook.
Laurita është e bindur se në zgjedhjet e nëntorit, Ramiz Lladrovci do të dalë fitues.
“Bashkë Për Drenasin na mbetët që të vazhdojmë të punojmë edhe për fitoren e madhe të Nëntorit, në të cilen kryetari Ramiz Lladrovci do vazhdojë të mbetet kampion ashtu siç është”, ka thënë ajo.
/DrenicaOnline/