Fejzi Kiqina falënderon qytetarët: Sigurisht që kemi pritur rezultat ndryshe

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga VV, Fejzi Kiqina ka deklaruar se në zgjedhjet e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje! ka pasur rritje të ndjeshme të votës për kryetar komune dhe kuvendin komunal, në krahasim me zgjedhjet e para katër viteve.

“Sigurisht që kemi pritur rezultat ndryshe. E rëndësishme është që shumica e qytetarëve të Drenasit votuan për ndryshim, pavarësisht substancës së këtij ndryshimi”, ka thënë ai.

Postimi i Kiqines:

Të nderuar e shumë të dashur qytetarë,

Më lejoni të ju falënderoj për kulturën e lartë demokratike të treguar gjatë procesit zgjedhor.

Dua të falënderoj të gjithë ata që na besuan, duke na mbështetur me votë! Besimi juaj për ne, është motiv për të punar pa ndalë në mbrojtjen e interesave tuaja, për të mirën e përgjithshme, për vendin tonë, komunën tonë.

Falënderim i veçantë për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që bënë gjithçka është e mundur për ta ruajtur votën dhe për të garantuar një proces sa më të rregullt.

Nga zemra falënderoj të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Qendra Drenas për besimin ndaj meje dhe për punën e palodhshme gjatë gjithë kësaj periudhe kohore, prej momentit të kandidimit tim brenda strukturave të subjektit, e deri sot kur po vazhdon numërimi i votave.

Në zgjedhjet e djeshme, Lëvizja Vetëvendosje! ka pasur rritje të ndjeshme të votës për kryetar komune dhe kuvendin komunal, në krahasim me zgjedhjet e para katër viteve. Sigurisht që kemi pritur rezultat ndryshe. E rëndësishme është që shumica e qytetarëve të Drenasit votuan për ndryshim, pavarësisht substancës së këtij ndryshimi.

Uroj që edhe procesi zgjedhor i balotazhit të zhvillohet në harmoni me rregullat dhe legjislacionin në fuqi! Po ashtu, i uroj të gjithë kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin Komunal!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë