Driton Ajazi: Rezultati zyrtar na e garanton balotazhin, falenderon votuesit
Driton Ajazi i “Demokratëve të Drenasit” ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë duke e quar atë në balotazh.
Të dhënat që vijnë nga KQZ tregojnë se Ajazi ka siguruar 30% të votave dhe do të jetë në balotazh me Ramiz Lladrovcin e PDK-së që ka marrë 45%.
“Rezultati zyrtar na e garanton balotazhin dhe të dhënat e deritashme që kemi, flasin se ne jemi garanca e vetme për ndryshim në Drenas”, ka thënë Ajazi.
Njoftimi i Ajazit”
Qytetarë të dashur,
Faleminderit shumë që besuat ne vizionin tonë dhe këtë besim e materializuat sot me votën tuaj!
Pra, rezultati zyrtar na e garanton balotazhin dhe të dhënat e deritashme që kemi, flasin se ne jemi garanca e vetme për ndryshim në Drenas.
Ju falënderoj pa masë për besimin dhe jam krenar me gjithësecilin prej jush.
Goditjen e fundit këtij pushteti do t’ia japim në balotazh.