Del e treta/ Elezi i VV-së: Oferta e jonë ishte më e mira, por ju vendosët se kush duhet të jetë në shërbimin tuaj
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/10/received_2018948268263639-750x430.jpeg)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në këtë komunë.
Ai thotë se oferta e VV-së ishte më e mira, por qytetarët vendosën se kush duhet të jetë në shërbimin e tyre për katër vitet e ardhshme.
Postimi i Elezit:
Të dashur qytetarë të Drenasit, kaluam një proces zgjedhor i cili u karakterizua me një fushatë relativisht të qetë. Takimet e bashkëbisedimi me secilin nga ju ishte në frymën e bashkëpunimit për një të ardhme më të mirë.
Oferta e jonë para jush ishte më e mira, por ju vendosët se kush duhet të jetë në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme.
VETËVENDOSJE! me kandidatin Fejzi Kiqina ishte oferta me serioze për kryetar komune, i ndershëm, i urtë, serioz, profesional dhe i përgatitur për të marrë përgjegjësi në shërbim të qytetarëve.
4000 qytetarë i besuan kandidatit tonë Fejzi Kiqina të cilët familjet e tyre nuk u nënshtruan dhe vlerësuan lartë prezentimin e kandidatit tonë.
Pa shantazhe, pa blerje vote, pa nënshtrim, pa joshje, kjo ishte e gjitha që nuk lejuam të na ndodhë.
Andaj të nderuar qytetarë ju falenderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në zgjedhje si një proces shumë i rëndësishëm për demokracinë në vend.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Drenas.