Pse duhet ta votoni Xhafer Ramajn për asamble komunale të Drenasit
Nisma Socialdemokrate në Drenas, në zgjedhjet e 17 tetorit garon me kandidatët e saj për asamble komunale. Në mesin e tyre është edhe kandidati Xhafer Ramaj që mbanë numrin 4.
Ai ka treguar disa prej arsyeve pse ka vendosur t’i futët garës për asamble komunale.
Votuesit e Nisma’s në këto zgjedhje kanë alternativën më të mirë për të vendosur.
Më poshtë gjeni fjalimin e Ramajt drejtuar qytetarëve:
Të nderuar qytetar të komunës së Drenasit, pa dallim moshe dhe gjinie, po iu njoftoi se nga NISMA SOCIALDEMOKRATE jam nominuar kandidat për asamblist në kuvendin komunal të Drenasit.
Duke i përshëndetur të gjithë kandidatët për asamble komunale, posaçërisht kolegët nga Nisma dhe kandidatët nga partitë tjera dhe iniciativat qytetare etj, që të gjithëve iu uroi për një garë fer dhe suksese.
Programi i Nisma’s është një program i larmishëm që i dedikohet jetës së qytetarëve dhe mirëqenes së tyre, punës, zhvillimit dhe krijimit të një klime zhvillimore për të gjitha shtresat, pa dallim partie dhe në tërë territorin e komunës së Drenasit.
Pjesë e programit është edhe çështja e rregullimit të statusit të pronave private, komunale, shtetërore dhe shoqërore; të gjitha pronave dhe krijimit të mundësisë ligjore për azhurimin dhe regjistrimin e tyre në operat kadastrale, të pjesës grafike dhe tekstuale. Ky veprim ka të bëjë me tërë territorin e komunës së Drenasit edhe me pjesën e sipërfaqës tokësore të rregulluar me masën e komosacionit.
Kështu do të krijohet një gjendje azhure në tërë territorin e komunës sonë dhe më në fund të gjithë pronarët faktik do të shëndrrohën në pronar ligjor.
Duke u bazuar në gjendjen alarmante lidhur me gjendjen e pa azhuruar të pronave të të gjitha llojeve, mandej pjesa e pronave në komosacion dhe duke u bazuar në hulumtimet e bëra në terren nga aktivistet e Nisma’s, kemi ardhur në përfundim se në territorin e komunës sonë mbi 70% të pronarëve faktik nuk e kanë të azhuruar pronën.
Për këtë dhe shumë arsye zhvillimore dhe krijimit të mundësisë, më në fund që pronarët të jenë zot të pronave të tyre duke krijuar kushte ligjore që vërtetë të qeverisin me pronat e tyre lindi edhe ideja që ti qasemi kësaj çështje dhe jetike për banorët e komunës së Drenasit.
Kështu krijohet mundësia që prona të jetë e shejt.
Ekspertët në kuadër të Nisma’s e kanë analizuar këtë çështje në hollësi dhe e kemi konceptin programor se si kryhet kjo punë jetike për të gjithë pronarët, pa dallim partie etj, pa diskriminim por edhe pa privilegje.
Kjo ide programore është e realizueshme.
Jemi të hendikepuar në Nisma Socialdemokrate, që nuk kemi hapësirë mediale që edhe ne t’i shpalosim idet tona programore që vërtetë janë me rëndësi jetike për të gjithë banorët e komunës së Drenasit.
Për këte etj. motoja e Nismës në Drenas është:
Nisma, zëri i juaj.
ANDAJ VOTONI:
#NISMA119
#XHAFERRAMAJ 4


