Driton Ajazi prezanton planin ekonomik të Demokratëve për Drenasin

Al Trade është një prej kompanive që ka ndihmuar shumë zhvillimin ekonomik të komunës sonë dhe jo vetëm. Me suksesin e jashtëzakonshëm po ndihmon numër të madh të familjeve të Drenasit, përmes punësimit.

Para drejtuesve të kësaj kompanie dhe punëtorëve, kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga DD ka prezantuar planin ekonomik të Demokratëve për Drenasin, ku theksoi se pas 17 tetorit nuk do të ketë më padrejtësi ndaj asnjë biznesi.

Ai tha Komuna e Drenasit do të bëhet shembull i bashkëpunimit me sektorin privat.

“Do të ulim taksat e do të plotësojmë kushtet për nxitje të investimeve në komunën tonë të dashur. Secili investitor që do punësoj punëtorë do të ketë zero taksa ndaj komunës, sa më shumë punëtor, aq më gjatë nuk do paguajnë tatime komunale”, ka thënë Ajazi.

Komuna sipas tij do të kujdeset në ofrimin e tokës komunale për shfrytëzim, do plotësoj kushtet infrastrukturore si: qasja në rrymë, ujë, kanalizim, rrugë e internet.

“Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam”, ka deklaruar ai.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë