Lladrovci nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes këtij memorandum bashkëpunimi, studentët e Drenasit do të kenë mundësi të kryejnë praktikë profesionale në komunë, që do t’i shërbejë zhvillimit profesional të studentëve dhe zbatimi të njohurive të marra gjatë studimeve.

Kryetari Lladrovci uroj studentët për përkushtimin dhe angazhimin maksimal në studime, duke theksuar se do të vazhdoj t’i mbështesë ata përmes bursave, për të gjithë që plotësojnë kriteret.

Ndërsa, përfaqësuesi i Këshillit të Studentëve, Leotrim Pajaziti u shpreh mirënjohës për mundësinë e ofrimit të kryerjes së praktikës profesionale dhe përkrahjen e vazhdueshme të kryetarit Lladrovci.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë