Drenori në Korroticë të Epërme: Do të bëjmë bashkëqeverisje me qytetarët

Kandidati për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori nga “Green për Drenas” ka qëndruar sot në Korroticë të Epërme ku ka takuar banorët.

Ai i ka siguruar të pranishmit që në qeverisjen e tyre nuk kanë prioritet interesin personal dhe nepotizmin, por bashkëqeverisja me qytetarët!

Statusi i Drenorit:

Në Korroticë të Epërme takuam banorë dhe bashkëbiseduam me ta për projektet tona GREEN dhe qeverisjen e deritashme.

Pakënaqësia e tyre ishte evidente, meqë janë injoruar në çdo aspekt nga pushteti komunal.
Mungesa e ujit të pijes, kanalizime që derdhen në livadhe private, rrugë të shtruara dobët, papunësi e të rinjëve e probleme tjera u debatuan në prezencën tonë dhe kandidatit për Asamble nga ky fshat, z. Elmi Doberdolani.

I siguruam të pranishmit që në qeverisjen tonë nuk kanë prioritet interesi personal dhe nepotizmi, por bashkëqeverisja me qytetarët!

#165☘️

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë