Ajazi në Negroc: Do të marrin fund padrejtësitë e deritashme
Kandidati për kryetar të Drenasit nga DD, Driton Ajazi sot ishte në Negroc për ti takuar banorët në kuadër të fushatës parazgjedhore.
“Vetëm të bashkuar ne do të ecim përpara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, rritjes së mirëqenies, shanseve të barabarta për qytetarin dhe zhvillimit të komunës sonë”, ka thënë Ajazi.
Statusi i Ajazit:
Gjatë gjithë këtyre ditëve kam takuar mijëra bashkëvendës të Drenasit, por banorët e Negrocit kurrë nuk i kam parë më të vendosur se tani për ta bërë ndryshimin që e duam!
Vetëm të bashkuar ne do të ecim përpara drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, rritjes së mirëqenies, shanseve të barabarta për qytetarin dhe zhvillimit të komunës sonë.
Do të marrin fund padrejtësitë e deritashme, e do të kthehet dinjiteti e respekti për të gjithë.
Zotimet e mia për Drenasin janë detyra që do të më mbajnë gjithmonë përgjegjës para jush!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin






