Rrahje në Drenas, një i lënduar përfundon në QKUK, tjetri në pranga…

Është raportuar se ka ndodhur një rrahje mes dy personave në Drenas.

Policia nëpërmjet raportit 24 orësh dërguar mediave ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka lënduar viktimën me mjet të mprehtë, transmeton DrenicaOnline.

Rrahja ka ndodhur të hënën në ora 14 e 45 minuta.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë