Treni Prishtinë-Pejë godet një veturë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident trafiku mes një treni dhe veture ka ndodhur në fshatin Ujmir të Klinës.
Nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova ka thënë për “Indeksonline” se si pasojë e goditjes së një makine nga treni, gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës për t’iu ofruar ndihma mjekësore.
Policia ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes.
Nuk janë të pakta rastet kur treni përplasë makinat.
IndeksOnline