Lladrovci: Keqbërësit nuk mund të diktojnë projektet

Takimi elektoral me qytetarët e lagjes Arllati në Terstenik së bashku me kandidatin për Asamblenë komunale, Ardian Kukaj, ishte takim i përzemërt me bashkëbisedim që ishte i orientuar në punët e deritashme dhe projektet në të ardhmen.

Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK.

“E ripërsërita se keqbërësit nuk mund të diktojnë projektet, prioritetet e shumicës së qytetarëve e as interesin publik, sepse pushteti lokal është për të gjithë, pa dallim, në pajtim me ligjin”, ka thënë ai.

Lladrovci ka theksuar se si kryetar, i ka trajtuar dhe do t’i trajtojë njëjtë të gjithë qytetarët, sepse siç thotë ka qenë, është dhe do të jetë kryetar i të gjithëve, pavarësisht se çfarë bindje politike kanë.

“Në fushatën e deritashme, PDK ka dëshmuar energji të madhe pozitive në komunën e Drenasit, prandaj, të gjitha garat zgjedhore ishin fitore, edhe sot e tutje, me qytetarët, do ta rikonfirmojmë bastionin e pathyeshëm”, ka thënë ai.

Më 17 tetor ai thotëse na pret fitorja e madhe me votën e qytetarëve pa dallim, sepse kemi punuar shumë dhe do të bëjmë edhe shumë punë tjera të mira, për të gjithë.

Bashkë për Drenasin!

#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë