Ajazi premton kushte më të mira për zjarrfikësit dhe hapjen e një stacioni në Komoran

Para zjarrfikësve të Drenasit, kandidati për kryetar të Komunës, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” është zotuar se gjatë mandatit qeverisës do të ketë bashkëpunim të plotë dhe do ta kenë mbështetjen institucionale që të ju bëjë më të lehtë shërbimin e tyre.
Njoftimi i Ajazit:
Në vazhdën e aktiviteteve tona, ishim në vizitë te Shërbimi i Zjarrfikësve në Drenas.
U zotuam para tyre se gjatë mandatit tonë qeverisës do të kemi bashkëpunim të plotë dhe do ta kenë mbështetjen tonë institucionale që të ju bëjmë më të leht shërbimin e tyre.
Përveç që do të përmirësojmë kushtet e punës, ne synojmë që të hapim edhe një stacion të Shërbimit të Zjarrfikësve në Komoran për t’u gjendur sa më afër qytetarëve në rast nevoje.
Kjo është koha jonë që e duam!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin