Ajazi: Me festë e nisëm këtë javë në Nekoc

Në Nekoc u zotuam se, përpos që do ta përmbyllim gjithë infrastrukturën bazike (rrugë të asfaltuara, trotuare, ndriqim, ujësjellës e kanalizim), do të investojmë edhe në projekte që lidhen me turizmin e shtigjet për ecje, të cilat janë pjesë e një plani më të madh investiv që kemi për fshatrat rrëze vargmaleve të Berishës.

Kështu ka deklaruar kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.

Statusi i plotë i Anazit:

Me festë e nisëm këtë javë në Nekoc, ku folëm për projektet zhvillimore që do të vijnë pas 17 tetorit.

Këtu gjetëm gatishmërinë për t’i dhënë ndëshkim masiv pushtetit në ikje që për 5 vjet ka prodhuar veç stagnim e degradim.

Në Nekoc u zotuam se, përpos që do ta përmbyllim gjithë infrastrukturën bazike (rrugë të asfaltuara, trotuare, ndriqim, ujësjellës e kanalizim), do të investojmë edhe në projekte që lidhen me turizmin e shtigjet për ecje, të cilat janë pjesë e një plani më të madh investiv që kemi për fshatrat rrëze vargmaleve të Berishës.

Unë me Demokratët për Drenasin do ta shpërblejmë me punë të pakursyer këtë besim që po na ofrohet në Nekoc, e kudo në komunën tonë.

Bashkë do ta bëjmë transformimin e secilës pjesë, e do ta përmirësojmë kualitetin e gjithësecilit qytetar.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë