Kishnareka i jep mbështetje të fuqishme Ramiz Lladrovcit e Perparim Bajraktarit

Kandidati për asamble komunale të Drenasit nga PDK, Perparim Bajraktari ka marrë mbështetje të fuqishme sot nga bashkëfshatarët e tij në Kishnarekë.
11-shi i PDK-së bashkë me kryetarin Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat, premtuan se në mandatin e ardhshëm kryefjalë e punës së tyre do të jetë cilësia.
Njoftimi i plotë nga Perparim Bajraktari:
Së bashku me Kryetarin aktual dhe në mandatin e ardhshëm, z. Ramiz Lladrovci, u pritëm ngrohtësisht nga bashkëvendësit në fshatin Kishnarekë.
Puna dhe investimet që janë bërë gjatë këtij mandati, na bëjnë të jemi ballëhapur dhe krenar në takime me qytetarë.
U vlerësua se përgjatë këtij mandati, fshati ynë dhe jo vetëm, kanë marrë një pamje tërësisht tjetër.
Kishnareka çdo herë ka ditur t’i çmoj vlerat, ta çmoj punën, kështu do të veprojë edhe më 17 tetor.
Entuziazmi për fitoren e radhës së Kryetarit Lladrovci dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, tashmë vërehet gjithandej.
Në mandatin e ardhshëm kryefjalë e punës tonë do të jetë cilësia.
Voto nr. 177, kryetarin Ramiz Lladrovci,
Voto nr. 11 në listen e PDK-së, Perparim Bajraktari.
Bashkë për Drenasin!