Drenori thotë se Nekoci e mirëpriti programin e “Green për Drenasin”

Kandidati për kryetar të Drenasit nga “Green për Drenasin”, Xhavit Drenori me bashkëpunëtor kanë vizituar sot Nekocin.
Sipas Drenorit, me GREEN për Drenas, Komuna do të jetë e hapur për qytetarin, ndërsa Kryetari në shërbim të tyre.
Njoftimi i Drenorit:
Nekoci, një prej fshatrave më të mëdha të komunës sonë, fshat me kontribut të madh në luftën e fundit çlirimtare, e mirëpriti programin tonë, meqë e vlerësuan si të përshtatshëm për nevojat e banorëve!
E falenderojmë familjen Zeka dhe asambleistin tonë të ardhshëm Arben Zeka për mikpritjen!
Me GREEN për Drenas, Komuna do të jetë e hapur për qytetarin, ndërsa Kryetari në shërbim të tyre!