Ajazi para afaristëve të Komoranit shpalos programin e DD-së

Driton Ajazi, kandidati për të marrë në duar timonin e Komunës së Drenasit nga DD, sot ka vizituar afaristët në Komoran.
Ai thotë se Demokratët për Drenasin do të zhvillojnë politika që do të nxisin zhvillimin e mëtejm të tyre, që do të ndikonte në rritjen e mirëqenies të qytetarëve tonë.
Njoftimi i Ajazit:
Para afaristëve të nderuar që me punën e tyre në Komoran, kanë ndikuar në uljen e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik të Drenasit, shpalosëm programin tonë fitues.
Demokratët për Drenasin do të zhvillojnë politika që do të nxisin zhvillimin e mëtejm të tyre, që do të ndikonte në rritjen e mirëqenies të qytetarëve tonë.
Komuna e Drenasit pas 17 tetorit do të jetë bashkëpunëtore për të gjitha bizneset pa asnjë përjashtim, jo siç ka bërë deri më tani udhëheqja në ikje.
Së bashku do të zgjidhim të gjitha sfidat.
Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!
#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin