Vdes ish kryetari i degës së LDK-së në Skenderaj, Sejdi Koca

Sot ka ndërruar jetë ish kryetari i degës së LDK’së në Skenderaj, Sejdi Koca.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë për portalin rajoni.org, familjarët e Sejdiut.
Baca Sejdi ishte patriot e veprimtar i madh, i cili ka bërë shumë për të rritur vetëdijen kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.
Si mësues ka dhënë kontribut të madh për të mësuar fjalët e ëmbla shqipe shumë brezave.
/Rajoni.org