Drenori: Arsyeja pse jam në garë, është qeverisja 5 vjeçare e Lladrovcit

Kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga radhët e ‘Inciativa Qytetare Green për Drenasit, Xhavit Drenori, ka thënë se një nga arsyet që ai vendosi të kandidoj për kryetar është qeverisja pesë vjeçare e Lladrovcit në këtë komunë.
“Besoj që është detyrë e secilit qytetarë që të jap kontribut në proceset demokratike, dhe proceset demokratike kërkojnë qytetarë aktiv.
Jam i lumtur që deri diku kam arritur që të jem në shërbim, sa kam qenë anëtar i kuvendit, në shërbim të kërkesave të qytetarëve, ndërsa arsyeja përse tash prapë jam në garë është një qeverisje që ka shumë defekte, qeverisja pesë vjeçare, sepse kryetari aktual ka qeverisë përveç një mandati këtë katër vjetarin, edhe një vit plusë që kishte mbetur mandat në gjysmë nga ish kryetari Demaku”
“Pra defekte në qeverisje, bllokad totale, dhe qytetarët kanë kërkuar alternativa, dhe në anën tjetër gjatë dy viteve të fundit kemi ecur me çështje mjedisore”, tha Drenori në Prime Time.
Kanal10