Ajazi takon pronarët e bizneseve në Komoran, iu premton se komuna do të jetë partnere e tyre

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi ka takuar pronarët e bizneseve në Komoran.

Ai u ka premtuar atyre se me qeverisjen e Demokratëve për Drenasin, komuna do të jetë partnere e bizneseve duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike dhe të punësimit të të rinjve.

Postimi i Ajazit:

Bizneset e Komoranit janë shumë të rëndësishme për Drenasin, por këtë nuk e kuptoi asnjëherë udhëheqja aktuale, e cila u solli edhe më shumë probleme dhe u krijoj pengesa ne zhvillimin e biznesit te tyre.

U premtova se me qeverisjen e Demokratëve për Drenasin, komuna do të jetë partnere e bizneseve duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike dhe të punësimit të të rinjve.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë