Lladrovci: Gratë duhet ta kenë vëmendjen e shtuar nga rreziku i kancerit të gjirit

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili po garon edhe për një mandat nga PDK sot në Shesh, iu bashkua grave të PDK-së dhe kandidateve për asamble, të cilat kanë ndërmarrë takime kushtuar Muajit të Ndërgjegjësimit nga rreziku i kancerit të gjirit.

“Në këtë muaj, nënat, gratë, motrat e vajzat tona, duhet ta kenë vëmendjen e shtuar nga rreziku i kancerit të gjirit, duke bërë kontrolle të rregullta dhe duke bërë konsultime me mjekun”, ka thënë Lladrovci.

Ai thotë se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, shpëton jetë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë