Kandidatja e AAK-së thotë se Drenasi do të shkojë në balotazh, tregon cilit kandidat do t’i bashkohej

Arta Ahmeti-Xhylani është kandidatja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që i është futur garës për të parën e Drenasit.
E ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV, ajo tha se është e bindur që kjo komunë do të shkojë në balotazh në zgjedhjet e 17 tetorit, duke shtuar se edhe vet do të jetë pjesë e garës në balotazh.
Madje ajo tregoi se me cilin nga kandidatët do të kishte dëshirë të ishte në balotazh.
“Drenasi do të shkojë në balotazh, unë do të jem në balotazh. Me dëshirë do të isha me Xhavit Drenori, mendoj që ne kemi përplasje idesh dhe mendimesh dhe mendoj që edhe z.Drenori ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në Drenas së paku unë kam qenë shumë e re kur z.Drenori kundër keqpërdorimeve që kanë ndodhur në asamble komunale, dhe besoni, pa dashur ta përkrahu por unë në atë kohë jam habitur dhe kam thënë sa mirë, sepse njerëzit kanë menduar që PDK është e paprekshme kështu që në një far forme unë mendoj që do kisha pasur dëshirë me pas një balotazh me Xhavit Drenorin,” – tha ajo.
/ATVLIVE/