Driton Ajazi: Pronat skaj rrugës Drenas-Skënderaj do ti shndërrojmë në zonë biznesi

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Demokratët për Drenasin”, Driton Ajazi sot ishte në Polluzhë për të dëgjuar hallet e banorëve, të cilave sipas tij, pushteti në ikje nuk ua vuri veshin kurrë.

“Këtu pamë mobilizim të jashtëzakonshëm për ta ndëshkuar pushtetin, që për 5 vjet i ndrydhi bizneset. Ne kemi plan konkret për t’i shndërruar në zonë biznesi pronat skaj rrugës Drenas-Skënderaj, që prek edhe prona të Polluzhës”, ka thënë Ajazi.

Ai thotë se Demokratët për Drenasin do t’u japin zgjidhje edhe problemeve tjera të fshatit, për të cilat na folën banorët.

“Më 17 tetor, plani për transformimin e komunës sonë do të triumfojë kundrejt planeve stagnuese të pushtetit. Zhvillimin do ta ndiejë secili fshat, secila lagje e secila familje. Kjo është koha jonë për ndryshim që e duam”, ka deklaruar Ajazi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë