Drenori: 1000 programe i shpërndamë në 1000 shtëpi me djemtë e vajzat e listës sonë Green

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga “Green për Drenas”, Xhavit Drenori ka thënë se në 1000 dyer të 8 fshatrave të komunës tonë kanë trokitur deri tani për të shpërndarë dorë më dorë programin e tyre.

“Shumica dërmuese e mirëpriten dhe morëm përkrahje dhe kurajo të vazhdojmë sepse jemi më të mirët dhe më të veçantit në garën për Drenasin”, ka deklaruar Drenori.

Ai tha se në vazhdim do trokasin edhe në mijëra dyer e familje, derisa programi i tyre zgjedhor të këtë përfunduar në çdo familje në komunën e Drenasit.

“Ne mund të mos jemi idealet por definitivisht me #programin, #ekipin dhe #kauzën jemi alternativa më e mirë në garë. “GREEN për Drenas” është subjekt politik☘️ dhe #165✅ është numri më i sigurtë me 17 tetor”, ka thënë Drenori.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë