Dalin pamje të projektit/ Penda e Drenicës do të realizohet për 24 muaj

Kryetar i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konfirmuar së projekti “Penda e Drenicës” që do të ndërtohet nga investitorët privat në fshatin Kuqicë do të realizohet brenda 24 muajve dhe sipas tij tashmë përgaditjet për realizimin e këtij projekti kanë hyrë në fazën finale, transmeton rajoni.org.
Jashari këtë e ka thënë sot gjatë një debati me qytetar i organizuar nga Demokarcia PLUS në të cilin ai ka treguar për të arriturat e Komunës gjatë mandatit të tij 4 vjeçar.
“Me punë e bashkëpunim të sinqertë, arritëm që për herë të parë në historinë e Skenderajt t’i bëjmë me ujë të pijshëm 15 fshatra kurse 10 i kemi në proces të kyqjeve individuale, kemi asfaltuar mbi 170 km rrugë, kemi ndërtuar mbi 450 km kanalizim, kemi shtruar trotuar e ndriçim publik”, ka thënë Jashari.
Ai shtoi së në mandatin e dytë do jetë Penda e Drenicës – për ujë të pijshëm, bujqësi dhe rekreacion.
Portali rajoni.org ka siguruar pamje të projektit “Penda e Drenicë”.