Ajazi takon pronarët e bizneseve në Qendrën Tregtare në Drenas, premton rivitalizimin e saj

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Driton Ajazi nga “Demokratët për Drenasin” ka takuar sot pronarët e bizneseve në Qendrën Tregtare në Drenas.

Ai para tyre ka prezantuar projektin konkret për rivitalizimin e saj.

Postimi i Ajazit:

E njohur dikur si një qendër e rëndësishme e biznesit, nga mos kujdesi e mos interesimi i komunës, Qendra Tregtare në Drenas ka mbetur në gjendje të rëndë.

Në takimin që kisha me pronarët e bizneseve të vendosura në këtë qendër, prezantova projektin tonë konkret për rivitalizimin e saj. Komuna do të bashkëpunoj me të gjitha bizneset që kryejnë aktivitete në këtë qendër, pa asnjë ndasi, duke përmirësuar kushtet e punës dhe shndërrimin e saj në një qendër të rëndësishme për Drenasin dhe më gjerë.

Me ardhjen e Demokratëve për Drenasin, të gjitha bizneset do të kenë përkrahjen e komunës, e cila deri më tani ka munguar.

Kjo është koha jonë për ndryshimin që e duam!

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë