Ajazi: E gjithë qeverisja e Lladrovcit është a kamufluar mbi bazën e mashtrimit (Video)

Kandidati që në fillim u përfol se do të kandidojë në kuadër të PDK-së, por që tani po kandidon si i pavarur, Driton Ajazi, ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Ramiz Lladrovcin e PDK-së për mënyrën se si ka menaxhuar me Drenasin.
I ftuar në emisionin “CONTEXT” në ATV, Ajazi dha detaje rreth moskandidimit të tij për të parin e Drenasit në kuadër të PDK-së gjersa komentoi edhe qëndrimin e tij rreth asaj se pse e sheh të papranueshëm rikandidimin e Lladrovcit përsëri për kryetar të kësaj komune.
“E gjithë qeverisja e tij është a kamufluar mbi bazën e mashtrimit të opinionit publik, kur e them këtë nisem nga faktet. Vetëm ejani në Drenas nëse mund ta vëreni apo keni incizime dhe nëse vëreni vetëm një ndryshim në 5 vitet e qeverisjes së kryetarit aktual unë do ta përfundoj garën qysh sonte,”- u shpreh Ajazi./ATVLIVE./
Për më shumë ndiqni videon e plotë: