11-shi i PDK-së, Perparim Bajraktari: Tashmë në Drenas i forti është ligji!

Kandidati për asamble komunale nga Partia Demokratike e Kosovës në Drenas, Perparim Bajraktari me numër 11, ka pohuar se në Drenas tashmë janë vendosur standarde, siç janë ligjshmëria, transparenca, llogaridhënia, dhe mbi të gjitha parimi i trajtimit të barabartë para ligjit.

Ai ka thënë se tashmë në Drenas i forti është ligji.

“Të dashur e të nderuar qytetarë të Drenasit, zonja dhe zotërinj. Në Drenas tashmë janë vendosur standarde, siç janë ligjshmëria, transparenca, llogaridhënia, dhe mbi të gjitha parimi i trajtimit të barabartë para ligjit. Tashmë në Drenas i forti është ligji”, ka thënë 11-shi i PDK-së, Bajraktari.

Këto standarde, sipas tij duhet ruajtur, duhet avancuar e avancimin e tyre mund ta bëjmë bashkë.

“Të bashkuar rreth numrit 177 dhe kampionit Ramiz Lladrovci dhe listës së Partisë Demokratike te Kosovës. Për shërbime edhe me cilësore, për avancim të cilësisë në arsim e shendetësi, për një jetë me te dinjitetshme, për mundësi të barabarta”, ka deklaruar ai.

Ai kërkon nga qytetarët e Komunës së Drenasit që ta votojnë Partinë Demokratike të Kosovës dhe Kryetarin Ramiz Lladrovci,

Voto listën e Partisë Demokratike të Kosovës,
Voto nr. 11 Perparim Bajraktari

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë