Lladrovci viziton Korroticën e Nekocin: Kemi bërë punë të mira, po bëjmë dhe do të bëjmë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili po garon edhe për një mandat nga PDK, ka vizituar sot Korroticën e Lartë dhe Nekocin.

Ai u ka thënë banorëve se kanë bërë punë të mira, po bëjnë dhe do të bëjnë punë të mira.

Statusi i Lladrovcit:

Në Korroticë, në lagjen Janova, me kandidatin për Asamble, Granit Hoxha, pastaj në Nekoc, në lagjet Ramadani dhe Gashi, me kandidatin për Asamble, Hamit Kastrati, pata takime dhe diskutime me qytetarët, rreth programit të ardhshëm qeverisës.

Kemi bërë punë të mira, po bëjmë dhe do të bëjmë punë të mira. Vazhdojmë me qeverisjen më të mirë në Kosovë, bashkë edhe në mandatin tjetër.

Bashkë për Drenasin!
#PDK 177
Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë