Lladrovci nga Tersteniku: Ne kemi sjell ndryshimin në komunën tonë, vazhdojmë!
				Kryetari njëherësh edhe kandidati për mandatin e ardhshëm në krye të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përfunduar takimet elektorale për sonte.
Lagjja Dvorani dhe Franca në Terstenik theksuan mbështetjen e fuqishme për qeverisjen e Lladrovcit edhe për një mandat tjetër 4 vjeçar në Drenas.
“Ne kemi sjell ndryshimin në komunën tonë. Vazhdojmë ta bëjmë ndryshimin në çdo cep të komunës”, ka thënë mes të tjerash z.Lladrovci.
Shkrimi i tij i plotë:
Tersteniku, lagja Dvorani dhe Franca, përmbyllën agjendën e takimeve të sotme elektorale, ku së bashku me kandidaten për asamble, Bislime Dvorani në takimin e parë dhe kandidatin Ardian Kukaj, në të dytin, u zhvilluan në pajtim me masat anti-covid.
Qytetarët që takova e njohin dhe dinë për punët e mira gjatë këtij mandati. Ne kemi sjell ndryshimin në komunën tonë. Vazhdojmë ta bëjmë ndryshimin në çdo cep të komunës. Arsimi si një nga arritjet tona më të mëdha, me përkrahje të rinisë dhe barazisë gjinore në vendimmarrje, ishin tema të cilat i veçova, në kuadër të punëve ditore që na kanë vlerësuar si komuna me performancën më të mirë.
Bashkë, vazhdojmë. Bashkë për Drenasin! #PDK 177 Ramiz Lladrovci
			

