Ajazi në Dobroshec: U zotuam për të realizuar projekte

Takime të përzemërta pata sot në Dobroshec, ku folëm për projekte zhvillimore që do të vijnë pas 17 tetorit.

Kështu ka thënë kandidati për kryetar të komunës së Drenasit nga DD, Driton Ajazi.

“Edhe këtu, si kudo në Komunën tonë, hasëm në vendosmërinë për ta ndëshkuar pushtetin që degradoi gjithçka, të cilit qytetarët nuk po mund t’ia gjejnë asnjë punë të mirë. Krejt çka dinë, është kapadaillëku i kryetarit në ikje, tenderomania e nepotizmi i instaluar kudo”, ka thënë Ajazi.

Ai tha se të gjitha kërkesat që na i prezantuan banorët, janë të realizueshme dhe ne dhamë zotimin për to. Sepse, ishin kërkesa për projekte që duhej përfunduar qysh moti.

“Ne synojmë t’i çlirojmë edhe potencialet për turizëm e rekreacion, që ka Dobrosheci. Komuna jonë meriton qeverisje ndryshe që sjell transformim, e ajo do të ofrohet me Demokratët për Drenasin”, ka thënë ai.

#Voto182
#KjoËshtëKohaJonë!
#DemokratëtPërDrenasin
#DritoniPërDrenasin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë