Kandidatet e Listës së Pavarur, Ideal për Skenderajn, zhvilluan takime me gratë në qytet dhe në Klinë të Poshtme

Kandidatet për Asamble Komunale nga Lista jonë e Pavarur, Ideal për Skenderaj zhvilluan takime të ndara me gratë në Klinë të Poshtme dhe në qytet.

Në këto takime morën pjesë shumë gra e vajza, të cilat i besojnë alternativës qeverisëse të Listës së Pavarur Bekim Jashari, Ideal për Skenderaj.

Përmes një postimi në facebook, Kryetari Bekim Jashari tha se gratë shqiptare përveç që kanë edukuar breza të shumtë nën frymën e atdhedashurisë, ato po arrijnë suksese të jashtëzakonshme në shkencë, sport, art e vendimmarrje duke na bërë të gjithëve krenarë.

“Gjatë mandatit tim qeverisës kam bërë përpjekje të vazhdueshme që gruan t’a vendosim në pozitën meritore në shoqëri, aty ku e ka vendin, e barabartë me burrat”, tha Jashari.

Bashkë në realizimin e Idealit tonë!

#ideal113

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë